Alb Eng
Për QIKA 1≠1

BIG BROTHER = BIG MISOGYNY

QIKA 24.11.2026

Big Brother VIP Kosova vazhdon ta përdorë mizogjininë si strategji për shikueshmëri dhe dhunën ndaj grave si burim profiti.

Seksizmi, poshtërimi dhe degradimi i grave nuk janë incidente të herëpashershme të këtij programi, por elemente të integruara në logjikën dhe mënyrën se si ndërtohet ky spektakël.

QIKA vazhdon të kërkojë ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të transmetimit të këtij programi, si dhe mbajtjen përgjegjëse të institucioneve që çdo vit lejojnë transmetimin e tij.