Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Thirrje e hapur: Ekspert/e për zhvillimin dhe përditësimin e strategjisë së komunikimit dhe vizibilitetit

QIKA 2.11.2026

Në kuadër të planit për Zhvillimin e Kapaciteteve Organizative të QIKA, organizata po punon gjithashtu në zhvillimin e komunikimit strategjik, me synim forcimin e komunikimit institucional, rritjen e dukshmërisë së punës dhe ndikimit të saj, si dhe përmirësimin e mënyrës së komunikimit me audiencat e synuara, partnerët dhe publikun e gjerë. Ky proces synon të sigurojë një qasje më të strukturuar, koherente dhe afatgjatë të komunikimit, në përputhje me misionin, vizionin dhe prioritetet strategjike të organizatës.

Detyrat dhe përgjegjësitë

Të shqyrtojë dhe analizojë Strategjinë ekzistuese të Komunikimit dhe Vizibilitetit të QIKA-s, si dhe praktikat aktuale të komunikimit dhe prezantimit publik të organizatës.

Të analizojë dokumentet strategjike dhe programore të QIKA-s, duke përfshirë Strategjinë e re Organizative, për të siguruar që komunikimi të jetë në përputhje me misionin, vlerat, prioritetet dhe drejtimin strategjik të organizatës.

Të vlerësojë nevojat aktuale të komunikimit të QIKA-s përmes konsultimeve me stafin përkatës dhe shqyrtimit të kanaleve, materialeve dhe praktikave ekzistuese të komunikimit.

Të përfshijë në strategjinë e përditësuar udhëzime praktike për marrëdhëniet me mediat, identitetin vizual dhe brendimin, tregimin e historive dhe prezantimin e ndikimit të punës së QIKA-s, vizibilitetin e fushatave, rolet dhe përgjegjësitë e zëdhënësve, si dhe përdorimin strategjik të platformave digjitale dhe rrjeteve sociale.

Të respektojë parimet e gjithëpërfshirjes, transparencës, barazisë gjinore dhe komunikimit etik gjatë gjithë procesit të angazhimit.

Të punojë në përputhje me politikat, vlerat dhe parimet e QIKA-s, duke siguruar respektimin e konfidencialitetit dhe trajtimin e përgjegjshëm të informacionit.

Të dorëzojë dokumentet dhe materialet e kërkuara brenda afateve të dakorduara me QIKA-n, duke përfshirë versionin përfundimtar të Strategjisë së Komunikimit dhe Vizibilitetit dhe materialet për sesionin orientues.

Kualifikimet e kandidatit/es

● Përvojë së paku 3 (tre) vjeçare në komunikim strategjik, marrëdhënie me publikun, zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të komunikimit ose fusha të ngjashme;

● Njohuri dhe përvojë në marrëdhëniet me mediat, brendimin dhe identitetin vizual, tregimin e historive (storytelling), komunikimin e bazuar në ndikim, vizibilitetin e fushatave dhe komunikimin digjital;

● Përvojë në zhvillimin e udhëzimeve dhe politikave të komunikimit, si dhe në përcaktimin e roleve, përgjegjësive dhe procedurave për komunikim brenda organizatave;

● Diplomë universitare në komunikim, gazetari, marrëdhënie me publikun, marketing, shkenca sociale ose fusha të tjera relevante;

● Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe njohuri të mira të gjuhës angleze;

● Njohuri mbi barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe qasjet feministe në komunikim përbëjnë përparësi;

● Përvojë paraprake në bashkëpunim me organizata të shoqërisë civile, veçanërisht në fushat e barazisë gjinore, avokimit, edukimit gjithëpërfshirës dhe angazhimit komunitar, përbën përparësi.

Në rastin e aplikimit nga kompani apo agjenci, kriteret e mësipërme duhet të dëshmohen përmes përvojës së kompanisë dhe kualifikimeve të ekspertit/es ose ekipit që do të angazhohet në realizimin e detyrave.

Afati kohor: Kontrata e angazhimit pritet të zgjasë rreth 10 ditë pune brenda një periudhe prej 1 muaji, preferueshëm duke filluar nga data 15 nëntor, 2026.

Afati i përafërt për detyrat dhe përgjegjësitë

Analiza e gjendjes aktuale të komunikimit dhe identifikimi i nevojave dhe prioriteteve – 2 ditë

Konsultimet me ekipin dhe palët relevante për mbledhjen e informatave dhe përcaktimin e prioriteteve të komunikimit – 1 ditë

Hartimi i Planit Strategjik të Komunikimit, përfshirë objektivat, grupet e synuara, mesazhet kryesore, kanalet dhe aktivitetet e komunikimit – 4 ditë

Prezantimi i draftit dhe inputet finale – 1 ditë

Integrimi i komenteve dhe finalizimi i Planit Strategjik të Komunikimit – 2 ditë

Procedura e aplikimit

Aplikimet duhet të dorëzohen duke përfshirë dokumentet e mëposhtme:

● CV

● Letër motivimi

● Një (1) referencë profesionale

● Dokument që dëshmon se aplikanti/ja nuk është nën hetime

● Dokumente të tjera që dëshmojnë përvojën relevante/portofolio

Aplikimet duhet të dërgohen në adresën elektronike office@qika.org, duke shënuar në subjektin e emailit: Aplikimi për Ekspert/e për Strategji të Komunikimit – Emri Mbiemri, deri më 15.11.2026, ora 16:00.