Javën e kaluar, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj një zyrtari policor. I pandehuri me inicialet R.SH është akuzuar për vepër penale pasi ka kryer sulm seksual.
I pandehuri ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur nën moshën 16 vjeçare me aftësi të kufizuara mendore, me ç’rast sulmi seksual është kryer në intervale të ndryshme kohore, që nga nëntori 2020 deri më 20 prill 2021 në Kamenicë.
Në komunikatë thuhet se R.SH gjendet nën masën e paraburgimit që nga 21 prill 2021. Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan që këtij të fundit ti shqiptohet dënimi plotësues, pra ti ndalohet ushtrimi i profesionit.