Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë refugjate në Greqi po inkurajohen për të realizuar filma për barazinë gjinore

QIKA 22.6.2021

Një grup i grave janë duke realizuar filma të metrazhit të shkurtë si dhe podcaste, të udhëhequra nga një regjisor amerikan në bashkëpunim me një zyrë bamirësie në Athinë. Gra refugjate nga Kongo, Siria, Afganistani dhe Irani po trajnohen nga Global Girl Media, organizatë që trajnon gratë e reja për media dixhitale dhe gazetari. Megjithëse vinin nga pjesët e ndryshme të botës ato kuptuan se problemet me të cilat përballen janë pothuajse të ngjashme.

Femicidi dhe dhuna ndaj grave në Greqi është rritur viteve të fundit. Sipas policisë greke, numri i incidenteve të dhunës në familje u katërfishua në periudhën 2010-2018 nga 1,148 në 4,254. Ndër të tjera edhe ngacmimi seksual është raportuar në shkallë lartë, me ç’rast lëvizja #MeToo u zhvillua edhe në Greqi.

 “Zërat e grave vështirë se dëgjohen në media, veçanërisht ato të grave të reja refugjate”, tha Amie Williams, regjisore amerikane si dhe koordinatore e Global Girl Media në Greqi. Sipas saj ideja e këtij projekti është që gratë të trajnohen në profesionin e gazetarisë dhe të filmojnë historinë e tyre apo të grave të tjera që janë të përkushtuara për çështjen e barazisë gjinore.