Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Statuja e një gruaje në Itali po konsiderohet seksiste

QIKA 1.10.2021

Një statujë prej bronzi që përshkruan një grua me veshje transparente nga një poezi e shekullit XIX ka ndezur debate në Itali. Kjo statujë u zbulua gjatë një ceremonie në Sapri në rajonin jugor të Campania-s në të cilën mori pjesë ish-kryeministri Giuseppe Conte.

Kjo vepër u realizuar nga skulptori Emanuele Stifano, me ç’rast ai e bëri si dedikim kushtuar poezisë “La Spigolatrice di Sapri” të shkruar nga poeti Luigi Mercantini në 1857. Poema bazohet në historinë e një ekspedite të dështuar kundër Mbretërisë së Napolit nga Carlo Pisacane i cili ishte një nga mendimtarët e parë socialistë italianë.

Një grup i politikaneve gra nga njësia e Partisë Demokratike në Palermo ka bërë thirrje që statuja të rrëzohet. Sipas tyre, kjo statujë nuk pasqyron asgjë nga revolucioni anti-burbon dhe është poshtëruese të shfaqet një trup i seksualizuar që nuk ka asnjë lidhje me çështjet shoqërore dhe politike, raporton The Guardian.

Mirëpo, Emanuele Stifano e mbrojti punën e tij në platformën Facebook, duke shkruar se po të kishte mundësi statuja do të ishte krejtësisht e zhveshur për shkak se ai është i magjepsur me format e trupit të njeriut. Sipas tij kjo vepër është tentuar të shtrembërohet pa nevojë.