Në mesnatën në mes të premtes (22 tetor) dhe të shtunës (23 tetor) disa individë të panjohur kanë vandalizuar derën kryesore të hapësirave të organizatës “Gratë në të Zeza”, në rrugën “Jug Bogdanova” në Beograd duke shkruar “Kurva në të zeza”, “Ratko Mlladiç”, dhe duke vizatuar kryqin serb. “Ky nuk është sulmi i parë dhe sigurisht nuk do të jetë i fundit në vazhdën e sulmeve ndaj Grave në të zeza.
Gjatë 30 viteve të punës, Gratë në të zeza janë ekspozuar ndaj sulmeve verbale dhe fizike. Aktivistet e Grave në të zeza, si dhe ambientet e tyre, shpesh ishin shënjestër e sulmeve fizike nga grupe dhe individë të ndryshëm fashist, të cilët gjithmonë përfundonin pa u ndëshkuar”, shkruan në komunikatën e “Grave në të zeza” të publikuar sot.
Aktivistet gjithashtu theksojnë se si klasa politike në Serbi e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq, përdor grupet dhe individët të caktuar me mendësi fashiste për t’u marrë me të gjitha grupet dhe individët e mendimit të lirë, dhe sidomos me ata që po kërkojnë kërkojnë një shkëputje radikale me krimet e së kaluarës, në të cilat të lartpërmendurit nuk ishin vetëm vëzhgues të heshtur, por edhe pjesëmarrës shumë aktivë. “Kërkojmë nga institucionet të shtetit të Serbisë që t’i japin fund klimës së dhunës së pandëshkuar, duke i gjetur autorët e këtij sulmi dhe dënuar në mënyrë adekuate”, përfundon komunikata.