Në Gunea-Bissau, shtet në Afrikën Perëndimore, pak gra zotërojnë tokën që punojnë edhe pse ato dominojnë sektorin bujqësor, duke përfaqësuar deri në 75% të fuqisë punëtore bujqësore në kryeqytet. Pavarësisht punës së palodhshme, këto gra ende nuk kanë fituar mjaftueshëm për të blerë tokë, por fitojnë vetëm sa për të plotësuar nevojat e tyre dhe të familjes. Për shkak të hapësirës së kufizuar, ato nuk mund të prodhojnë shumë në mënyrë që të grumbullojnë kapital. Kjo gjë ua kufizon atyre qasjen në kredi nga organizata financiare, për shkak të mungesës së ofrimit të kolateralit.
Ato detyrohen të marrin toka me qera, me ç’rast u zvogëlohet autonomia, aftësia për të mbështetur familjet dhe sovranitetin e tyre ushqimor, raporton African Arguments.
Duke mos pasur mbështetje ekonomike, gratë në Guinea-Bissau nuk kanë qenë në gjendje të rrisin rendimentet e tyre dhe ti transformojnë përpjekjet e tyre në bizneset fitimprurëse dhe efikase. Shumë prej tyre nuk kanë mundësi të investojnë në burime të qasshme ujore dhe varen kryesisht nga shiu për hortikulturën e tyre. Shoqata e Grave Juriste, me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, po vazhdon përpjekjet për të rishikuar kushtetutën duke përdorur një lente gjinore në mënyrë që të drejtat e grave të mbrohen në mënyrë eksplicite sipas ligjit civil. Ndërkohë, agjencitë e OKB-së dhe OJQ-të kombëtare dhe ndërkombëtare.