Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Një burrë në Gjakovë ka tentuar ta vrasë ish-gruan

QIKA 20.12.2021

Një grua është në rrezik për jetë pas lëndimeve të shkaktuara nga ish-bashkëshorti i saj i cili ka tentuar ta vras. Policia raporton se viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare, për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë si pasojë e goditjeve, viktima është në rrezik për jetë, pasi ka frakturë në kafkë.

Ndërkaq i dyshuari është i njohur për policinë, pasi i njëjti ka pasur disa raste të natyrës së njëjtë. Çifti ka qenë i divorcuar, ndërkaq i dyshuari ka shkuar në banesën e viktimës, ku edhe e ka sulmuar fizikisht. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Vrasje në tentativë-Gjakovë 19.12.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare ish bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.