Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjykata e Kinës ka vendosur që burri të paguajë ish-gruan për punët e shtëpisë që ka bërë gjatë martesës

QIKA 5.7.2022

Një gruaje në Kinë i është dhënë kompensim për të gjitha punët e shtëpisë që ka bërë gjatë martesës së saj. Ky vendimi i gjykatës ka ndezur një debat të madh rreth vlerës së punëve të shtëpisë.

Zonja Wang është një grua kineze, e cila u shpërblye me 50,000 juanë për pesë vitet e punës së papaguar që kishte bërë për ish-bashkëshortin e saj. Ky vendim hyri në fuqi në kodin e ri civil të Kinës këtë vit.

Ligji i ri përcakton që bashkëshortët kanë të drejtë të kërkojë kompensim për divorc nëse ai ose ajo kanë mbajtur më shumë përgjegjësi për rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar ose kanë asistuar partnerët në punën e tyre.

Gjykatësi kryesor i çështjes tha se ndarja e pasurisë së përbashkët të çiftit zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme. Megjithatë, punët e shtëpisë përbëjnë vlerë të pasurisë së paprekshme, dhe kështu ai vendosi në favor të zonjës Wang, raporton FemPositive.

Ish-bashkëshorti i saj kishte bërë kërkesë për divorc nga gruaja e tij pas pesë vitesh martesë. Megjithatë, ai nuk priste që ish-gruaja e tij të përgjigjej me një kërkesë për kompensim financiar, pasi kishte argumentuar se ai nuk kishte marrë përsipër asnjë përgjegjësi për kujdesin e fëmijëve apo në punët e shtëpisë.

Megjithëse ky mund të duket si një lajm i mirë, ai hapi një debat të madh për vlerën e punëve të shtëpisë. Argumentohet se 50,000 juanë janë shumë pak për 5 vite, dhe se ende nënvlerësohet si punë.