Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Kërcënohet gazetarja Nidzara Ahmetasevic

QIKA 4.2.2021

Nidzara Ahmetasevic, gazetare e të drejtave të njeriut më 22 janar të këtij viti raportoi në organet e rendit se muajve të fundit ka pranuar mesazhe kërcënuese e seksiste nga burra të ndryshëm duke e kërcënuar me sulm fizik dhe përdhunim.

Ahmetasevic vazhdimisht ka raportuar për çështjen e migrantëve dhe refugjatëve në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo bashkëpunon me media të ndryshme, përfshirë edhe revistën Kosovo 2.0 si dhe portalin nomad.ba.  

Sipas “Front Line Defenders” rasti i gazetares Nidzara Ahmetasevic nuk është i vetmi, sepse ngacmimet dhe kërcënimet ndaj grave bonshjake të cilat mbrojnë të drejtat e njeriut janë të shpeshta. Sipas tyre këto gra ekspozohen ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve të dhunshme përgjatë punës së tyre.

Këto mesazhe akuzojnë gratë boshnjake që mbrojnë të drejtat e migrantëve, se ato përfshihen në marrëdhënie seksuale me migrantë dhe përhapin sëmundje seksualisht të transmetueshme. Zehida Bihorac është një tjetër grua që mbron dhe promovon të drejtat e njeriut. Edhe kjo e fundit raportoi për mesazhe të shumta kërcënuese e denigruese.

“Front Line Defenders” konsideron se kjo sjellje ndaj këtyre grave aktiviste cënon dukshëm legjitimitetin dhe të drejat themelore mbi veprimtarinë e tyre sa i përket raportimit mbi situatën e refugjatëve dhe migrantëve në Bosnjë dhe Hercegovinë.