Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gratë në Mbretërinë e Bashkuar reagojnë ndaj vendimit kundër të drejtave të abortit në SHBA

QIKA 13.7.2022

Edhe pse aborti është i ligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, disa gra tani janë të shqetësuara për ndikimin e mundshëm të vendimit të SHBA-së mbi të drejtat e abortit në Evropë. Ato thonë se vendimi i Gjykatës së Lartë të SHBA-së ka të bëjë me kontrollin e grave përmes të drejtave të tyre riprodhuese dhe refuzimin e të drejtës për autonomi trupore.

Stella Creasy, deputete laburiste për Walthamstow në Londrën Lindore, shkroi në British Vogue në qershor se parlamentarët e Mbretërisë së Bashkuar që festojnë përmbysjen e Roe v Wade e kanë bërë të qartë se përpjekjet e mëtejshme për të shtypur qasjen ndaj abortit do të vijnë.

Në fund të muajit të kaluar, 61 deputetë konservatorë votuan kundër zgjerimit të qasjes nw abort në Irlandën e Veriut, duke përfshirë Jacob Rees-Mogg dhe disa ministra të tjerë. Përderisa Akti i Abortit i vitit 1967 ishte krijuar për të mbrojtur shëndetin e grave, ai nuk e dekriminalizoi abortin në Angli dhe Uells. Për të kryer një abort në Angli, Uells dhe Skoci, dy mjekë duhet të bien dakord që shtatzënia përbën një dëmtim të rëndë për shëndetin fizik dhe mendor të nënës. Vetëm Irlanda e Veriut e ka dekriminalizuar abortin që nga tetori 2019, por lejohet vetëm në 12 javët e para të shtatzënisë, raporton eruonews.

Një sondazh i kryer nga shoqata bamirëse Pregnant Then Screwed me 1630 gra në pesë vitet e fundit zbuloi se 60.5 % e grave pohojnë se kostot e kujdesit për fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar ndikuan në vendimin e tyre për të ndërprerë shtatzëninë.