Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Gjykata e Malajzisë përmbysi vendimin historik të shtetësisë për gratë

QIKA 12.8.2022

Gjykata e Apelit e Malajzisë ka përmbysur një vendim historik që thotë se gratë duhet të jenë në gjendje t’u kalojnë shtetësinë e tyre fëmijëve të lindur jashtë shtetit në të njëjtën mënyrë si burrat malajzianë.

Në një vendim 2-1, gjyqtarët mbajtën anën e qeverisë dhe hodhën poshtë vendimin e shtatorit 2021 nga Gjykata e Lartë që thonte se  gratë malajziane kishin të njëjtën të drejtë si burrat për t’u dhënë nënshtetësinë fëmijëve të tyre, raporton Al-Jazeera.

Çështja varet nga neni 14(1)(b) i kushtetutës së Malajzisë, i cili shprehimisht u jep baballarëve të drejtën automatike për t’u dhënë nënshtetësinë fëmijëve të tyre të lindur jashtë vendit, por nuk përmend asnjëherë nënat. Grupi i avokimit Family Frontiers, së bashku me gjashtë nëna të prekura, kundërshtuan kushtetutshmërinë e klauzolës në dhjetor 2020, duke argumentuar se gjyqtarët duhet ta interpretojnë klauzolën në përputhje me parimin e barazisë gjinore.

Qeveria pohon se amendamenti për barazinë gjinore nuk shtrihet tek niveli kombëtar dhe se çështjet e shtetësisë janë jashtë juridiksionit të gjykatave. Charles Santiago, anëtar i parlamentit, e përshkroi vendimin si regresiv. “Nuk është vetëm një shkelje, por mund të rezultojë në zhvendosje, konflikt dhe margjinalizim. Ne duhet të kemi thellësisht turp për veten tonë sot”, deklaroi ai. 

Sipas grupit global të të drejtave Equality Now, Malajzia është një nga vetëm 28 vendet që ende i pengojnë gratë të kalojnë kombësinë e tyre tek fëmijët e tyre në baza të barabarta me burrat.