Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

I bëhet thirrje FIFA-s që të largoj Iranin nga Kupa e Botës për shkak të përjashtimit të grave

QIKA 4.10.2022

Një grup i të drejtave të njeriut i ka bërë thirrje FIFA-s që ta përjashtoj këtë vit Iranin nga Kupa e Botës pasi po ndalon gratë që të shikojnë ndeshjet në vendin e tyre. Përjashtimi i grave nga lojërat bie ndesh me rregullat ndërkombëtare të futbollit, thekson letra e Open Stadiums.

“Gratë iraniane nuk u besojnë as autoriteteve të Republikës Islamike dhe as Federatës iraniane të Futbollit se stadiumi Azadi do të mbetet i hapur për to pasi të përfundojë Kupa e Botës FIFA 2022 më 18 dhjetor”, tha Open Stadiums në një letër të hapur drejtuar presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino.

Gjithashtu u argumentua se edhe ato gra që udhëtojnë në Katar për të parë ndeshjet rrezikojnë të bien në kundërshtim me autoritetet iraniane, me frikën se spiunët shtetërorë mund të kontrollojnë gratë që marrin pjesë.

Mediat iraniane raportuan spekulime se gratë u lejuan të ndiqnin ndeshjen në gusht pasi FIFA u dërgoi një letër autoriteteve duke u bërë thirrje atyre që të lejonin më shumë gra në stadiume. FIFA i ka thënë më parë BBC-së se nuk do të merret me këtë çështje dhe se nuk ka asnjë ndalim zyrtar që gratë të shkojnë në ngjarje sportive në Iran.

Përpara kësaj, gratë në fakt ishin ndaluar nga ndeshjet e brendshme ku burrat luajnë për shkak të mosmiratimit të klerikëve nën regjimin mysliman. Gratë kanë ndjekur një pjesë të vogël të ndeshjeve ndërkombëtare, duke përfshirë një në mars të këtij viti, raporton agjencia e lajmeve Reuters.