Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Për 29% të grave në Mbretërinë e Bashkuar pensioni shtetëror do të jetë burimi i vetëm i të ardhurave

QIKA 13.10.2023

Gratë kanë rreth dy herë më shumë gjasa se burrat të presin që pas pensionimit të mbështeten financiarisht vetëm në pensionin shtetëror.

Sipas anketës me rreth 4,000 respodentë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, gratë kanë më pak gjasa se burrat të konsiderojnë pensionimin e hershëm. Mes njerëzve që planifikojnë të dalin në pension para se të arrijnë moshën e pensionit shtetëror, burrat kishin më shumë gjasa të deklarojnë se do kenë mundësi të përdorin paratë nga investimet, raporton Evening Standard.

“Pensioni shtetëror është baza e të ardhurave të shumicës së njerëzve në pension, por për pothuajse një në tre gra, pensioni është forma e tyre e vetme e të ardhurave”, thotë Sarah Pennells, eksperte e financave të konsumatorëve në Royal London. “Dalja në pension është kohë e menduar që u mundëson njerëzve për të bërë gjërat që dëshirojnë t’i bëjnë dhe për shumë gra vetëm pensioni shtetëror nuk do t’u mundësoj atyre të ardhurat ta bëjnë këtë”, shtoi ajo.