Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Artistja Ms. Indefinite me ekspozitë kundër dhunës ndaj grave

QIKA 8.12.2023

Artistja feministe Ms. Indefinite më 25 nëntor ka hapur ekspozitën “Motrat tona” në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

Kjo ekspozitë, e hapur në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, është formë e aktivizmit artistik feminist kundër dhunës ndaj grave, në të gjitha format e ushtrimit të saj. Ekspozita paraqitet përmes pesë videoinstalimesh dhe dy instalacionesh pasqyruese, të shoqëruara nga një performancë e cila u ekzekutua në ditën e hapjes.

Sipas artistes, “Motrat tona” rikonceptualizon ikonën e “Motrës Tone” dhe e rikontekstualizon në aktualitetin e përditshmërisë së “Motrave tona”, që janë viktima të dhunës mbi bazë gjinore. Poashtu motërzon pikturën shqiptare “Motra Tone”, të piktorit Kolë Idromeno.

Këtu mund të gjeni disa pamje nga ekspozita: https://www.facebook.com/watch/?v=728160445498239