Gratë përbëjnë më shumë se gjysmën e emigrantëve kanadezë, por talentet e tyre mbeten të pashfrytëzuara plotësisht për shkak të diskriminimit gjuhësor apo theksit, meqë emigrantët shpesh vijnë nga vende jo-anglisht ose frëngjisht folëse.
Studimi i fundit nga Society for the Psychology of Women dëshmoi se përvojat e grave me thekse angleze jo-vendase ndryshojnë nga burrat në vendin e punës, veçanërisht theksi mandarin.
Hulumtimi zbuloi se gratë aziatike me theks mandarin u perceptuan si më miqësore, të dashura dhe më të sinqerta. Të njëjtat perceptime nuk u vërejtën për aplikantët burra aziatikë me/ dhe pa theks. Ky paragjykim ishte i pranishëm prej pozicioneve të hapura për vullnetarë e deri tek pozicionet për koordinatorë të marketingut, raporton The Conversation.
Këto stereotipe njihen si “seksizmi dashamirës”. Kjo formë e seksizmit është i pranueshëm nga shoqëria dhe rrallë shihet si problematik, ani pse vazhdon të minoj përvojat e grave në vendin e punës.
Hulumtimi tregon se qëndrime të tilla kontribuojnë në ndarjen gjinore profesionale, duke i shtyrë gratë drejt industrive dhe vendeve të punës me paga më të ulëta dhe me më pak prestigj, si dhe drejt largimit nga industritë ku ato edhe ashtu janë të nënpërfaqësuara.