Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aktivistet kërkojnë që femicidi në Kenia të trajtohet si urgjencë kombëtare

QIKA 19.1.2024

Të paktën katër gra janë vrarë në Kenia që nga fillimi i këtij viti. Aktivistet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë akuzuar qeverinë për neglizhim dhe kanë bërë thirrje që urgjentisht të hetohen dhe ndjeken rastet e femicidit.

Vitin e kaluar, Count Femicide Kenia regjistroi 152 raste të femicidit – shifra më e lartë në 5 vitet e fundit. Kjo shifër përfshin vetëm rastet e raportuara derisa përfaqësuesit e organizatës deklarojnë se numri real i vrasjeve mund të jetë shumë më i lartë. “Kjo është një krizë kombëtare. Si vend nuk po bëjmë mjaftueshëm për të mbrojtur gratë,” tha Audrey Mugeni, bashkëthemeluesja e Femicide Count Kenya.

Më shumë se 1 në 3 gra në Kenia raportojnë se kanë përjetuar dhunë fizike gjatë jetës së tyre, sipas një sondazhi kombëtar të vitit 2022. “Ne duhet t’i dëgjojmë gratë kur ato thonë se po përballen me dhunë. Femicidi nuk ndodh rastësisht, zakonisht ka një sërë ngjarjesh që ndodhin përpara se të përfundojë me vrasje”, tha Mugeni.

Aktivistet thonë se vendi ka ligje e politika të forta dhe është pjesë e disa konventave kundër dhunës me bazë gjinore por niveli i zbatueshmërisë mbetet ende shumë i ultë, raporton The Guardian.