Që nga 7 tetori 2023, më shumë se 24,620 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, 70% e të cilëve janë gra dhe fëmijë. Më shumë se 1.9 milion njerëz – 85% e popullsisë totale të Gazës janë detyruar të zhvendosen, ku sipas vlerësimit të raportit nga UN Women, 1 milion prej tyre janë gra dhe vajza. 2.2 milion palestinezë (e gjithë popullsia e Gazas) janë në të rrezikuar jo vetëm nga lufta por edhe nga pasiguria akute e ushqimit
Në Gaza, humbjet e jetëve dhe nevojat e urgjente humanitare janë në nivele të paprecedentë, në një kontekst ku nevojat veçse ishin të rënda edhe para përshkallëzimit aktual. Në janar të vitit 2023, u vlerësua se afërsisht 2.1 milionë palestinezë në të gjithë territorin e pushtuar të Palestinës kërkonin një formë të ndihmës humanitare, nga të cilët 49.2% ishin gra, thuhet në raportin e UN Women.
Që nga fillimi i vitit 2024, shumica e popullsisë së Gazës është zhvendosur me forcë disa herë.
Zhvendosja përkeqëson cenueshmërinë e njerëzve edhe më shumë, kështu duke minimizuar mekanizmat mbrojtës shtetëror. Që nga fillimi i bombardimeve në Gaza nga Izraeli, është raportuar se burrat përballen me arrestime arbitrare ose zhdukje të detyrueshme. Sipas raportimeve nga mediat, përgjatë zhvendosjeve, gratë përballen gjithashtu me rreziqe të arrestimeve ose ngacmimeve të formave të ndryshme. Për familjet me të afërm të moshuar ose anëtarët me aftësi të kufizuara që thjesht nuk mund të lëvizin, janë gratë ato që në mënyrë disproporcionale qëndrojnë pas si kujdestare.
Kriza ndikon gjithashtu në dinamikat e pushtetit dhe në marrëdhëniet gjinore, të cilat duhet të merren parasysh në dhënien e ndihmës humanitare. Humbja e plotë ose pjesërisht e familjeve, humbja e prindërve ose e një mbajtësi të familjes, dhe humbja e shtëpisë dhe e komunitetit çojnë në ndryshime thelbësore në funksionimin e familjes. Duke konsideruar se kulturalisht në Palestinë dominojnë familjet bërthamore që jetojnë në bashkësi më të mëdha, tani ky numër po rritet edhe më shumë, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet, rolet dhe dinamikën gjinore. Gratë gjithnjë e më shumë kanë frikë se, në mungesë të ushqimit, mbylljes së shkollave dhe humbjes së mundësive arsimore, familjet do të përdorin mekanizma alternative për tu përballur, duke përfshirë martesat e hershme, veçanërisht duke pasur parasysh numrin e lartë të vajzave të reja që kanë humbur njërin ose të dy prindërit.
Përafërsisht 85 për qind e punëtorëve në Rripin e Gazës kanë qenë të papunë që nga fillimi i konfliktit. Një numër i vogël grash në Gaza kishin të ardhura para krizës dhe ky grup është bërë edhe më i vogël – në të njëjtën kohë, shumë gra kanë humbur bashkëshortët e tyre dhe mbajtësit e familjes së tyre. Për herë të parë në historinë e Gazës, tani ekziston një rrezik i afërt i urisë. Me nivele akute të pasigurisë ushqimore, gratë dhe vajzat pritet të goditen më së shumti, pasi gratë priren të zhvlerësojnë shumë marrjen e ushqimit kur qasja në ushqim është e kufizuar. Gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse janë në rrezik edhe më të lartë për shëndetin dhe kequshqyerjen, jo vetëm për veten, por edhe për foshnjat e tyre. Gratë në përgjithësi – por gratë kryefamiljare, gratë e moshuara dhe gratë me aftësi të kufizuara në veçanti – përballen gjithashtu me pengesa sigurie dhe mbrojtjeje kur përpiqen të kenë akses në shpërndarjen e ushqimit
Përderisa kriza në Gaza po përkeqësohet dhe nevojat për furnizime jetë-shpëtuese intensifikohen, akterët humanitar vazhdojnë të luftojnë me dërgimin e ndihmave humanitare për palestinezët në Gaza.
UN Women vazhdon të bëjë thirrje për armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe që të mos kursehet asnjë përpjekje për të garantuar mbrojtjen e grave dhe vajzave dhe qasjen e sigurt në ndihmën humanitare të shpejtë. UN Women gjithashtu përsërit shqetësimin e thellë për rrëfimet e dhunës seksuale dhe formave tjera të dhunës me bazë gjinore gjatë sulmeve që nga 7 tetorit, dhe bën thirrje për përgjegjësi, drejtësi dhe mbështetje për të gjithë ata/ato që janë prekur nga lufta.