Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Talibanët zotohen të vrasin gratë me gurë publikisht për tradhti bashkëshortore

QIKA 8.4.2024

Udhëheqësi i talibanëve sinjalizoi se grupi islamik ekstremist do të fillojnë përsëri të gjuajnë me gurë dhe të rrahin gratë në publik.

Mullah Hibatullah Akhundzada dha mesazhin e destinuar për vendet perëndimore gjatë fundjavës në televizionin shtetëror.

“Ju thoni se është shkelje e të drejtave të grave kur i vrasim me gurë, por së shpejti do të zbatojmë dënimin për tradhtinë bashkëshortore. Ne do të përndjekim dhe rrahim gratë në publik. Ne do t’i vrasim me gurë në publik.”, tha ai për mediat shtetërore, raporton New York Post.

Talibanët morën kontroll të plotë të Afganistanit pas tërheqjes së SHBA-ve nga Lindja e Mesme. Frika për shtypjen e grave u rrit menjëherë pas pushtimit të tyre.

Rikthimi i vrasjes së grave me gur në publik vie edhe si kundërpërgjigje ndaj kulturës “perëndimore”, ku udhëheqësi i talibanëve tha: “Të gjitha këto janë kundër demokracisë suaj, por ne do të vazhdojmë ta bëjmë. Ne të dy themi se mbrojmë të drejtat e njeriut – ne e bëjmë atë si përfaqësues të Zotit dhe ju si të djallit,” tha Akhundzada.

Ai gjithashtu sulmoi komunitetin ndërkombëtar për nxitjen e të drejtave të grave që janë në kontrast me Sheriatin.

“I thashë muxhahedinëve që ne u themi perëndimorëve se kemi luftuar kundër jush për 20 vjet dhe do të luftojmë edhe më shumë”, tha ai.

Dekreti mizor ka shqetësuar grupet e të drejtave të njeriut, të cilët kritikuan komunitetin ndërkombëtar që nuk po qëndrojnë dhe mbështesin të drejtat e grave afgane.

Safia Arefi, udhëheqësja e grupit afgan të të drejtave të njeriut, Dritarja e Shpresës së Grave, tha se deklarata do t’i detyronte gratë në vend të kthehen në ditët brutale të viteve 1990.

“Me këtë njoftim të liderit taliban, një kapitull i ri i ndëshkimeve private ka filluar dhe gratë afgane po përjetojnë thellësitë e vetmisë”, tha Arefi për Guardian.

Sahar Fetrat, një studiuese afgane në Human Rights Watch, tha se talibanët nuk kishin “guximin që kanë sot” për t’u zotuar për të vrarë me gurë gratë siç bëjnë tani, sepse “nuk ka njeri që t’i mbajë ata përgjegjës për abuzimet”.