Sot nga ora 12:00, qytetare e qytetarë kanë protestuar në Ferizaj pas rastit të vrasjes së një gruaje 21-vjeçare nga ish-bashkëshorti i saj në hapësirat e Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.
“Vendi vazhdon të tronditet çdo ditë nga dhuna e vrasja e grave, prandaj ne nuk do të heshtim e as të dorëzohemi para dështimeve të njëpasnjëshme të institucioneve relevante për mbrojtjen e vajzave dhe grave”, thuhet në deklaratën e organizatës Forcat e Përbashkëta për Drejtësi Gjinore.
Protesta filloi tek Qendra për Punë Sociale në Ferizaj, ku u vra 21-vjeçarja, dhe vazhdoi në drejtim të Gjykatës Themelore në Ferizaj.
Protestueset/it në Ferizaj, nën sloganin “A duhet të armatosemi për ta mbrojtur veten?!”, kërkuan drejtësi për 21-vjeçaren, vikimat e tjera të femicidit dhe hapësira të sigurta për vajzat dhe gratë.