Një grua e burgosur që po mbahej në burgun më të madh të grave në Kaliforni, ka vdekur në fillim të muajit korrik, mes një vale brutale të të nxehtit që ka lënë banoret/ët e burgut pa ajër të kondicionuar, pasi temperaturat në rajon u ngritën mbi 110°F (rreth 43.3°C).
The California Coalition for Women Prisoners (CCWP), një grup që mbron të drejtat e grave të burgosura, tha se duket se gruaja pësoi një vdekje të parandalueshme nga nxehtësia.
Familja e Adrienne Boulware, për Sacramento Bee, thanë se ata u informuan nga stafi i burgut se ajo kishte vdekur nga një goditje prej nxehtësisë. Vajza e Boulware, Michela Nelson tha se nëna e saj ishte ankuar për lodhje dhe mundim fizik nga nxehtësia ekstreme e verës për vite me radhë, teksa tregoi se burgu nuk ishte pajisur me kondicioner apo sistem tjetër për ftohje. “Diçka mund të ishte bërë për ta parandaluar këtë. Njerëzit në burg nuk janë veç një numër.” shtoi Nelson.
Në një deklaratë, oficerja e informimit publik të Departamentit të Korrektimit dhe Rehabilitimit në Kaliforni, Mary Xjimenez, tha se shkaku i vdekjes duket të jetë i lidhur me kushtet para-ekzistuese shëndetësore, jo me nxehtësinë. Zyra e mjekësisë ligjore është ende duke përcaktuar shkakun zyrtar të vdekjes.
Lajmi për vdekjen e Boulware ka alarmuar më shumë se 146 milionë amerikanë/e të burgosur në gjithë vendin, duke i lënë veçanërisht të prekur njerëzit e burgosur në burgjet e vjetra. Kushte potencialisht fatale brenda burgjeve dhe qendrave korrektuese gjatë valëve të të nxehtit janë raportuar nëpër të gjithë Kaliforninë dhe në Nevada, Illinois, Teksas, Florida dhe shtete të tjera këtë vit, shkruan The Guardian.
“Na ndihmoni, nuk mund të marrim frymë. Kam përjetuar goditje nga nxehtësia dhe e di se si është të jesh aq e dehidruar sa të mos shohësh fare. Ata ulen e ngrenë dolli, në atë që ndjehet si furrë. Ato të gjitha po vuajnë”, tha Elizabeth Nomura, ish e burgosur në Kaliforni.
Aktivistët paralajmërojnë se nëse burgjet shtetërore nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme për të freskuar në mënyrë drastike ambientet për të gjithë banorët e burgosur, edhe më shumë njerëz do të zhvillojnë kushte të rënda shëndetësore ose do të vdesin nga sëmundjet e ndërlidhura me nxehtësinë.