Chrystul Kizer u dënua me 11 vjet burg pasi argumentoi se gëzonte imunitet nga ndjekja penale për vrasjen e burrit që po e trafikonte seksualisht që nga mosha 16 vjeçare. Në fillim të vitit Kizer ishte deklaruar fajtore për vrasje nga pakujdesia dhe se vrasja ishte vetëmbrojtje.
Gjykata e Lartë e Wisconsin, në vitin 2022, pati vendosur një ligj shtetëror që liron viktimat e trafikimit nga përgjegjësia penale për të gjitha veprat e kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i trafikimit, përfshirë edhe vrasjen me dashje në shkallë të parë.
Ky vendim i mundësoi Kizer-it të argumentonte se ajo ishte e mbrojtur nga ndjekja penale, dhe gjykata vendosi që ekipi ligjor i saj duhet të ketë mundësinë të paraqesë në gjyq provat se krimet për të cilat ajo po akuzohej ishin rezultat i drejtpërdrejtë i dhunës që ajo përjetoi, thuhet në një deklaratë të Chicago Community Bond Fund.
Ajo qëlloi 34 vjeçarin, Randall Volar, në shtëpinë e tij në vitin 2018, kur ajo ishte 17 vjeç, më pas ia dogji shtëpinë dhe ia vodhi veturën.
“Dënimi prej 11 vitesh është minus 570 ditë, sepse ajo i ka mbajtur ato ditë teksa ishte duke pritur gjyqin” tha për CNN prokurori i Qarkut Kenosha, Michael Graveley, teksa tregoi se Kizer do të vuajë pesë vjet liri me kusht.