Atletja olimpike e Ugandës, Rebecca Cheptegei, ka vdekur katër ditë pasi iu vu zjarri nga i dashuri i saj, tha shefi olimpik i vendit.
“Ne kemi mësuar për vdekjen e trishtë të atletes sonë olimpike Rebecca Cheptegei… pas një sulmi të egër nga i dashuri i saj”, tha presidenti i Komitetit Olimpik të Ugandës (UOC) Donald Rukare në një postim në X të enjten, raporton Aljazeera.
33 vjeçarja vdiq si pasojë e djegieve të mëdha që pësoi kur i dashuri i saj i derdhi benzinë dhe i vuri flakën, duke e bërë atë atleten e tretë që e vranë në Kenia që nga tetori i vtit 2021
Peter Ogwang, ministri i arsimit dhe sportit të Ugandës, e përshkroi vdekjen e saj si “tragjike”.
Kurse Federata e Atletikës e Ugandës e dënoi incidentin dhe e quajti Cheptegei “viktimë e dhunës në familje”. “Ne dënojmë akte të tilla dhe bëjmë thirrje për drejtësi”, thuhet në një postim të institucionit sportiv.