Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aborti selektiv në Indi mund të çojë në rënie të madhe të lindjes së vajzave

QIKA 18.3.2021

Studiuesit vlerësojnë se deri në vitin 2030 në Indi do të ketë rënie të lindjes së vajzave për 6.8 milion si pasojë e abortit selektiv. Akademikët nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Arabinë Saudite, studiuan raportin e seksit në lindje në 29 shtete indiane duke marrë parasysh shkallën e pjellorisë së popullësisë. Sipas këtij studimi preferencat kulturore për djem ishin më të larta në 17 shtete në pjesën veriore, përfshirë këtu shtetin më të populluar Uttar Pradesh i cili ka deficitin më të ulët të femrave. Midis 2017 dhe 2030 numri i vajzave të humbura në shtet si pasojë e abortit selektiv pritet të jetë 2 milion.

Anuradha Saxena, anëtare e divizionit të fuqizimit të grave në Sikar, Rajasthan tha se të dhënat nga studimi nuk ishin befasuese pasi që  preferenca kulturore për favorizimin e djemve është i rrënjosur thellë. India vlerësohet të ketë 63 milion gra më pak që nga përdorimi i testeve të përcaktimit të seksit në 1970. Ndërsa, në vitin 1994 me miratimin e Aktit para-konceptual dhe Teknikave diagnostike para lindjes, Qeveria e Indisë e shpalli të paligjshme zbulimin e seksit të fëmijës së palindur, me c’rast policia indiane vazhdimisht arreston grupet që ofrojnë teste për gratë shtatzëna, duke i gjobitur deri në £400.

Sipas regjistrimit të vitit 2011 në 33 rrethinat e Rajasthan kishte 888 vajza të lindura në krahasim me 1000 djem. Fondi i popullësisë së Kombeve të Bashkuara raporton se India dhe Kina përbëjnë më shumë se 90% të lindjeve të humbura në të gjithë botën për shkak të abortit selektiv.