Alb Eng
Për QIKA 1≠1

APLIKO – Propozime për artikuj gazetaresk

9.6.2023

📢 A jeni i/e pasionuar pas barazisë gjinore? A të pëlqen të shkruash e të trajtosh tema sociale? Ne jemi të lumtura të ju njoftojmë me një mundësi të jashtëzakonshme për ju që të kontribuoni në diskutimin mbi të drejtat e grave dhe diskriminimin gjinor në vendin e punës. Nëse jeni gazetar/e, student/e apo veç të pëlqen të shkruash dhe analizosh – APLIKO!

🌟 Rreth programit:

QIKA shpallë thirrje publike për propozime për artikuj gazetaresk që trajtojnë diskriminimin e grave në punësim dhe në vendet e punës. Ky program synon të fuqizojë të rinjtë për të adresuar sfidat dhe vështirsitë me të cilat përballen vajzat dhe gratë në tregun e punës në Kosovë.

✍️ Udhëzime për propozimin e artikullit:

Ftojmë të gjithë aplikantët e interesuar të paraqesin një koncept ide që propozon një temë për artikull lidhur me të drejtat e grave në punë dhe diskriminimin gjinor në vendin e punës. Propozimi juaj duhet të ofrojë një shpjegim të shkurtër të temës së zgjedhur, duke theksuar rëndësinë e saj dhe qasjen që planifikoni të keni në artikullin tuaj. Është me rëndësi të shkruani sa më shumë detaje dhe informata që keni mbi temën që keni përzgjdhur si dhe të elaboroni planin e realizimit të artikullit. Ne ju inkurajojmë të jeni kreativ dhe të mendoni në mënyrë kritike për çështjen në fjalë.

🔍 Procesi i përzgjedhjes:

Pas periudhës së aplikimit, ekipi ynë, do të shqyrtojë me kujdes të gjitha propozimet dhe do të përzgjedhë pesë propozimet më bindëse. Ne do të vlerësojmë origjinalitetin e temës, potencialin e saj për të nxitur diskutim dhe qartësinë e përgjithshme të propozimit. Aplikantët e përzgjedhur do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë ngushtë me QIKA-n për të realizuar idetë e tyre në formën e një artikulli të plotë. Secili nga pesë aplikantët e përzgjedhur do të marrë një kompensim prej 200 Euro për realizimin e artikullit të tyre. Artikujt do të editohen nga stafi i QIKA dhe do të publikohen në platformën mediale www.qika.org.

📝 Si të aplikoni:

Për të aplikuar ju lutemi na dërgoni këto dy dokumente në office@qika.org deri më 23/06/2023:

Dërgoni një CV

Dërgoni një koncecpt ide për artikullin që do të dëshironit ta realizonit përmes këtij programi.

🌐 Për më shumë informacion kontaktoni në emailin office@qika.org

Ky projekt realizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës të grupeve të cenuara në tregun e punës”. Përmbajtja e projektit është përgjegjësi e QIKA dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian, ATRC dhe BIRN Kosova.