Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Fajësimi i viktimave është dhunë me bazë gjinore

17.4.2024

Fajësimi publik i viktimave dhe vënja në pikëpyetje e përvojave të tyre, përforcon edhe më shumë stigmën e raportimit të rasteve dhe paragjykimin ndaj grave.

Reagimi zyrtar nga Federata e Xhudos së Kosovës për të denoncuarin për dhunë në familje, Akil Gjakova, është shqetësues e tejet problematik. Të deklarosh publikisht, si institucion, se beson në pafajësinë e dikujt që tashmë po kërkohet nga Policia e Kosovës, me urdhër të Prokurorisë, është përveç se deklaratë e njëanshme është edhe totalisht e pabazuar.

Ne kërkojmë nga Federata që të largojnë menjëherë reagimin nga rrjetet sociale dhe të kenë kujdes në deklarata publike kur bëhet fjalë për dhunën në familje dhe fenomene tjera të ngjashme.