Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Gjuha seksiste duhet dënuar

3.2.2021

Derisa po i afrohemi fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare, gjuha e përfaqësuesve të partive politike dukshëm është ashpërsuar. Në këto momente ku lufta për të fituar sa më shumë pushtet është intensifikuar, sulmet ndaj grave janë shtuar.

Gjuha që zgjodhi të përdorë sot Agim Veliu ndaj Vjosa Osmanit është e papranueshme. Kjo metodë që ka përdorur Veliu është e njohur – gratë politikane sulmohen për pamjen e tyre në mënyrë që t’u bëhet me dije që politika është punë burrash. Gjithashtu e dënueshme është edhe deklarata që bëri Mimoza Kusari para pak ditësh duke përdorur frazë tipike poshtëruese si “gratë e këqija”.

Gjuha e dhunshme – seksiste që prodhohet e mirëmbahet nga përfaqësuesit politikë nuk duhet të trajtohet si e natyrshme. Diskutimet e tilla publike që denigrojnë vajzat e gratë duhet të ndërpriten menjëherë dhe politikanët e tillë duhet ndëshkuar. Secila parti politike që nuk distancohet nga kjo gjuhë e eksponentëve të tyre është përgjegjëse për mirëmbajtjen e dhunës gjinore.

5.1.2021