Alb Eng
Për QIKA

Jo i bjen JO!

7.12.2021

Sot jemi mbledhur para Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të kundërshtuar aktgjykimin seksist të Gjykatës Themelore në Gjilan që shfajësoi pesë burra të akuzuar për përdhunim në grup të një vajze 19 vjeçare.

Ky aktgjykim është krejtësisht i papranueshëm për neve sepse legjitimon dhunuesit dhe fajëson viktimën. Gjykata ka përdorur shprehje tejet seksiste dhe diskriminuese në bazë të gjinisë për të arsyetuar lirimin e dhunuesve.

Ne i rikujtojmë trupit gjykues se integriteti fizik dhe seksual nënkupton të drejtën e secilit dhe secilës për të marrë vendime për trupin dhe jetën seksuale të tij apo saj.

Kërkojmë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që menjëherë të ndërmarrë masa disiplinore ndaj gjykatësve të trupit gjykues të këtij rasti.

Ne themi se Jo i bjen JO! Në taksi, në banesë, në çdo hapësirë e në çdo kohë.