Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Kampanja kundër varfërisë menstruale në Kuvendin e Kosovës

14.2.2023

Sot QIKA u dërgoi deputetëve të Kuvendit të Kosovës nga një pecetë menstruale dhe një letër ftuese për t’iu bashkangjitur iniciativës sonë kundër taksës 18% për produktet menstruale.

Cikli menstrual është një proces natyral, andaj peceta është domosdoshmëri. Pasojat ekonomike të këtij taksimi prekin drejtpërdrejtë gratë, e sidomos ato nga familjet e varfra të cilat janë veçanërisht të goditura. Kështu, ne ftojmë edhe publikisht të gjithë deputetët që t’i bashkohen iniciativës sonë kundër varfërisë menstruale dhe të ndërmarrin nismën legjislative përmes së cilës pecetat menstruale dhe tamponët lirohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe kategorizohen si mall i liruar nga tatimi doganor.