Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Organizata të Shoqërisë Civile, Individë, dhe Aktiviste/ë, pro Rregullimit të Martesës mes Personave të Seksit të Njëjtë në Kodin Civil

20.1.2022

Dje, më 20 janar 2022, mbi 60 organizata të shoqërisë civile, individë dhe aktiviste/ë i janë bashkangjitur procesit afatgjatë të avokimit për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Draft Kodin Civil.

Organizatat, individët dhe aktivistet/ët pjesëmarrës, në shenjë mbështetjeje të këtij procesi, dje nënshkruan letrën e cila ende po qarkullon për përkrahje dhe nënshkrime. E njejta, në ditët e ardhshme do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës, Deputetëve dhe Komisioneve Parlamentare, për rregullimin e martesës për personat e seksit të njëjtë në Projekt Kodin Civil. Aktualisht, Draft Kodi Civil (https://md.rks-gov.net/…/5582524D-4557-43D6-A814…) nuk i ka përfshirë kërkesat për përdorimin e gjuhës neutrale në rregullimin e martesës, duke vazhduar trajtimin përjashtues ndaj komunitetit LGBTIQ+.

Ftojmë të gjitha organizatat, individët dhe aktivistet/ët që punojnë dhe veprojnë për jetësimin e të drejtave të njeriut, pa përjashtime, që besojnë në parimet e barazisë, mosdiskriminimit, të drejtën për privatësi, të drejtën për krijimin e familjes, që t’i bashkohen organizatave dhe akzivisteve/ëve në përkrahje të letrës. Për t’iu bashkangjitur listës përkrahëse mund të na konfirmoni me shkrim ne emailat: info@csgd-ks.org dhe info@cel-ks.org Ky takim u mbajt duke respektuar masat mbrojtese kundrejt Covid-19.