Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Peceta menstruale falas për Klinikën Gjinekologjike Obstetrike

9.6.2023

Këtë vit për herë të parë Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me UNFPA dhe QIKA mbështetur nga Butterfly dhe Zyra Diplomatike Belge në Kosovë, dhuruan peceta menstruale për gratë që marrin sherbime në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike.

Secila grua duhet të ketë qasje me lehtësi në produkte menstruale, sidomos në hapësira spitalore ku higjiena është jashtëzakonisht e rëndësishme.

QIKA është e përkushtuar në angazhimin kundër varfërisë dhe stigmës menstruale.