Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Peceta menstruale falas në AUK

9.2.2022

Jemi shumë të lumtura që ndihmuam në realizimin e kësaj nisme jashtëzakonisht të qëlluar studentore 😍

Nga sot do të ofrohen peceta menstruale falas në të gjitha tualetet brenda Universitetit Amerikan në Kosovë, me iniciativën e Qeverisë Studentore në AUK, mbështetur nga Butterfly dhe QIKA.

Ne besojmë që e drejta për qasje në produkte menstruale falas u takon të gjitha vajzave dhe grave!