Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA bisedoi me nxënësit në Lipjan për stereotipet gjinore dhe zgjedhjen e lirë të profesioneve

QIKA 29.6.2026

Me nxënësit e ciklit të mesëm të ulët të shkollës Ismail Luma në Lipjan u përfshim në një aktivitet interaktiv kushtuar roleve gjinore, profesioneve dhe stereotipeve që shpesh ndikojnë në mënyrën se si perceptohen vajzat dhe djemtë në shoqëri.

Përmes diskutimeve dhe shkëmbimit të ideve, nxënësit reflektuan mbi rëndësinë e zgjedhjeve të lira, duke theksuar se profesionet dhe mundësitë nuk duhet të kufizohen nga gjinia, por të udhëhiqen nga interesat, aftësitë dhe potenciali i secilit individ.

______________________

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Safe, Equal, and Inclusive Schools for Every Child”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financohet nga SIDA.