Përmes bisedave të hapura, punës në grupe, vizatimeve dhe reflektimeve të përbashkëta, nxënësit e shkollës “Skënderbeu” në fshatin Përlepnicë ndanë mendimet, përvojat dhe idetë e tyre për një shoqëri më të drejtë dhe më të barabartë.
Pikërisht në këto hapësira fillon ndërtimi i një shoqërie ku secili ka mundësinë të ndihet i përfshirë.
————————————
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Safe, Equal, and Inclusive Schools for Every Child”, i cili zbatohet në partneritet me Save the Children Kosova/o dhe financuar nga SIDA.