Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA diskuton mbi barazinë gjinore në Institutin Veror të Teach for Kosova

3.8.2023

Kënaqësi e jashtëzakonshme të diskutojmë për barazi gjinore me vajzat e djemtë e mrekullueshëm që janë pjesë e Institutit Veror për mësimdhënie të organizuar nga Teach for Kosova.

Donjeta Morina nga QIKA, trajnoi dje pjesëmarrësit e këtij instituti mbi rëndësinë e përfshirjes së perspektives feministe në mësimdhënie. Përgjatë trajnimit këta të rinj me profile e përvoja të ndryshme, mësuan për konceptet bazë të barazisë gjinore, pabarazitë ekzistuese gjinore në Kosovë me fokus në arsim, si dhe mënyra praktike se si mund të jenë mësimdhënës që shtyjnë përpara barazinë gjinore e sociale.

Falënderojmë Teach For Kosova për bashkëpunimin e mirë duke i përgëzuar për punën e jashtëzakonshme që po bëjnë.