Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA fillon fushatën ndërgjegjësuese për të drejtat e grave punëtore në supermarkete

28.7.2023

QIKA ka filluar fushatën ndërgjegjësuese për të drejtat e grave punëtore në supermarketet e Kosovës. Kemi zgjedhur të takojmë e diskutojmë me gratë që punojnë në supermarkete duke qenë të vetëdijshme për format e ndryshme të diskriminimit dhe shtypjes me të cilat ato ballafaqohen.

Diskriminimi gjinor paraqitet në forma të ndryshme, duke përfshirë pagën e pabarabartë, praktikat diskriminuese të punësimit, ngacmimet dhe sulmet seksuale, mundësitë e kufizuara për ngritje në detyrë, mos respektimi i pushimit të lehonisë etj. Të gjitha këto janë të përfshira në broshurën që po e shpërndajmë tek gratë punëtore, e cila synon të hedhë dritë mbi këto çështje dhe të ofrojë informacion për të drejtat e grave në vendin e punës.

Këto ditë jemi në Prishtinë, për të vazhduar pastaj edhe në komunat e tjera të Kosovës😊.

Ky projekt realizohet me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të punës të grupeve të cenuara në tregun e punës”. Përmbajtja e projektit është përgjegjësi e QIKA dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian, Advocacy Training and Resource Center – ATRC dhe BIRN Kosovo.