Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA mban 5 sesione informuese mbi sigurinë kibernetike me nxënësit e shkollave fillore

QIKA 20.3.2025

Në kuadër të projektit “Raportimi i të Drejtave dhe Lirive Digjitale” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian, drejtuar nga BIRN dhe implementuar nga QIKA, kemi mbajtur 5 sesione informuese me nxënësit e shkollave fillore të Prishtinës, Gjakovës, Ferizajt, Runikut dhe Lipjanit.

Sesioni i titulluar “Jo i bjen Jo edhe online” trajtoi dhunën online dhe sigurinë kibernetike duke adresuar format e ngacmimeve online, si ngacmimi seksual dhe bullizmi. Nxënësit u informuan edhe për mënyrat e raportimit dhe si ta eksplorojnë internetin dhe rrjetet sociale në mënyra më të sigurta.

Ferizaj

Gjakovë