Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA mbanë diskutim publik në hapësirat e Sister Flats

5.9.2022

Të hënën, me 15 gusht, prej orës 12:00 deri në 14:00, QIKA mbajti diskutim publik në hapësirat e Sister Flats. Diskutimi i drejtuar nga Leonida Molliqaj dhe Riola Morina shtjelloi barrën e punëve të papaguara që rëndon mbi gratë dhe nevojën për organizim kundër pabarazive gjinore brenda e jashtë shtëpisë.

Sister Flats/Banesat Motra ndodhet në një apartament në Prishtinë dhe është në pronësi të një gruaje nga Kosova, e cila jeton jashtë vendit. Sister Flats, është banesë që përgjatë Manifesta 14, do të paraqesë një ndërhyrje artistike nga Alicja Rogalska të zhvilluar nga diskutimet me aktiviste feministe të Kosovës.