Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA përzgjedhet përfituese e grantit nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)

27.7.2023

QIKA është përzgjedhur si një prej përfituesve të granteve nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)🥳

Projekti jonë fitues “Advancing Gender Equality through Digitalization” synon të promovojë barazinë gjinore në Kosovë duke përmirësuar disponueshmërinë, qasshmërinë, dixhitalizimin dhe përdorimin e të dhënave të ndara sipas gjinisë.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të avancohet platforma e të dhënave të hapura “1≠1” duke zgjeruar fushëveprimin e saj për të përfshirë sektorë shtesë si arsimi, punësimi dhe buxhetimin e përgjegjshëm gjinor. Projekti do të hedhë dritë mbi pabarazitë ekzistuese që nuk trajtohen në mënyrë efektive nga ligjet dhe politikat aktuale në Kosovë. Duke theksuar këto pabarazi përmes të dhënave të dixhitalizuara, të hapura dhe interaktive, projekti do të avokojë për rritjen e integrimit gjinor në ligje dhe politika për të siguruar qasje më gjithëpërfshirëse ndaj barazisë gjinore.