Alb Eng
Për QIKA 1≠1

QIKA publikon broshurë mbi Konventën e Stambollit

20.1.2023

QIKA ka përgatitur një broshurë që përmban informacione mbi përgjegjësitë që rrjedhin nga Konventa e Stambollit për prokurorinë, gjykatat, dhe policinë e Kosovës. 

Broshura fokusohet në Kapitullin VI të Konventës “Hetimi, ndjekja penale, ligji procedural dhe masat mbrojtëse”. Gjithashtu përmban informata  specifike mbi rrethanat rënduese (neni 46) dhe ndalimin e ndërmjetësimit në raste të dhunës në familje (neni 48).

Gjatë ditëve në vijim QIKA do të organizojë takime me Policinë e Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, ku  t’i dorëzojë zyrtarisht broshurat këtyre institucioneve dhe do t’i inkurajojë ato që t’ua shpërndajnë të gjitha stacioneve të policisë, si dhe gjykatave dhe prokurorive themelore.

Broshurën në gjuhën shqipe e gjeni në: shorturl.at/abmW7

Broshurën në gjuhën angleze e gjeni në: shorturl.at/clpJ8