Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Të gjitha vajzat e kanë vendin në shkollë!

Në vazhdën e veprimeve që për synim kanë kufizimin e lirisë dhe zgjedhjeve të grave e vajzave në Kosovë, së fundmi, pa vendim të shkruar, një vajzë 18 vjeçare nga Peja u përjashtua nga shkolla për shkak se ka vendosur të mbajë shami. 

Drejtori i shkollës “Bedri Pejani”, Musa Nikçi, largimin e saj thotë se e bazoi në Udhëzimin Administrativ për Kodin e Mirësjelljes në shkolla, i cili ndalon bartjen e uniformës fetare brenda hapësirave shkollore. 

Ky Udhëzim Administrativ është kundërkushtetues sepse shkel Nenin 38 për lirinë e besimit, të ndërgjegjes dhe të fesë si dhe Nenin 47 që garanton të drejtën e secilit person për arsimim.  Në Kosovë, këto të drejta kushtetuese mund të kufizohen vetëm me ligj dhe atë mbi bazën e një domosdoshmërie të qëllimit publik të një shoqërie të hapur dhe demokratike. Andaj, edhe vendimi i nxjerrë nga kjo shkollë përfaqëson, nga çdo perspektivë ligjore, një praktikë kundërkushtetuese.

Në Kosovë ka vajza nxënëse e gra mësimdhënëse që mbajnë shami brenda institucioneve arsimore, por veç disa prej tyre janë përjashtuar. Vendimet për përjashtime kanë qenë vendime arbitrare të drejtorëve/eve të shkollave, krejtësisht të bazuara në bindjet e tyre personale. 

Në përputhje me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, autoritetet shtetërore obligohen të respektojnë e të mbrojnë lirinë fetare, dhe ky obligim  duhet të merret parasysh kur hartohen kodet e veshjes në shkolla. Ndalimi i shamisë është po aq i dëmshëm sa edhe detyrimi për mbajtjen e saj. Të dyja këto veprime përbëjnë shkelje të parimit themelor të lirisë së zgjedhjes, i cili duhet të jetë në qendër të çdo shoqërie demokratike.

Shteti ka për detyrë të sigurojë që shkollat të jenë hapësira gjithëpërfshirëse, ku çdo vajzë, pavarësisht zgjedhjeve personale fetare apo kulturore, ka të drejtë të qasjes në arsim në mënyrë të barabartë. 

Rasti i përjashtimit të 18 vjeçares po hetohet nga prokuroria e shtetit si shkelje e të drejtave të njeriut. QIKA fton organet e rendit që të trajtojnë drejt dhe me prioritet këtë rast.

Karakteri sekular i shtetit duhet të ruhet në forma të tjera, pa shkelur të drejtat themelore të njeriut dhe pa u mohuar vajzave qasje të barabartë në shkollim.

Liria e zgjedhjes nuk mund të kufizohet – as nga shteti, as nga shoqëria.

Warning: Trying to access array offset on value of type null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 94

Warning: Attempt to read property "post_title" on null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 95

Warning: Attempt to read property "ID" on null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 96

Warning: Attempt to read property "ID" on null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 97

Warning: Attempt to read property "ID" on null in /home/clients/e9d2c4fef75550e813000642c3da2eb5/web/wp-content/themes/Qika-Theme/single.php on line 98