Alb Eng
Për QIKA 1≠1

Young Women for Equality

20.7.2023

Dje patëm një takim frymëzues me një grup vajzash të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Bashkë diskutuam për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe shëndetin seksual dhe riprodhues. Vajzat u bënë pjesë e klubit avokues “Young Women for Equality” të iniciuar nga QIKA.

Gatishmëria e tyre për t’u angazhuar dhe për të ndarë perspektivat e tyre informoi edhe më shumë përpjekjen tonë për barazi.

Falënderojmë The Ideas Partnership për mundësinë e shfrytëzimin të hapësirave të këndshme të qendrës AZURE.

Ky projekt realizohet nga QIKA me përkrahjen financiare të Bashkimit Evropian në kuadër të projektit Gratë rome – fuqi e ndryshimit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, financohet nga Bashkimi Evropian, dhe zbatohet nga Roma Active Albania (RAA) në bashkëpunim me Voice of Roma, Ashkali and Egyptians në Kosovë, i cili synon të fuqizojë gratë rome, ashkalike dhe egjiptiane në Kosovë.