Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Aksion protestues para Kuvendit të Kosovës për Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe FAM

QIKA 29.2.2024

Sot, në shenjë të pakënaqësisë dhe shprehjes së revoltës lidhur me mosvotimin e Projektligjit për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor si dhe diskutimit publik për të nga deputetët/et e Kuvendit të Kosovës, aktivistet e Kolektivit MARShojmë S’Festojmë mbyllën dyert e Kuvendit me pankartën: Deputetët s’kanë mandat për të cenuar trupat tanë!

Duke përmendur emrat e deputetëve/eve të cilët publikisht, brenda dhe jashtë Kuvendit kanë dhënë deklarata seksiste, dehumanizuese dhe që nxitën urrejtje ndaj grave, aktivistet kanë kritikuar këtë qasje ndaj grave dhe i kanë rikujtuar të njëjtëve se të drejtat e njeriut janë të pakontestueshme dhe të mbrojtura me Kushtetutë.

Aktivistet poashtu theksuan se mungesa e rregullimit ligjor për ofrimin e FAM në spitale publike nënkupton mundësinë e keqpërdorimit financiar nga spitalet private që ofrojnë këtë shërbim tash e sa vite.

Kërkesat e aktivisteve ishin:

Të votohet në kuvend projektligji për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor duke mundësuar këtë procedurë për çiftet dhe gratë e beqare.

Të shkarkohet Duda Balje nga pozita e kryetares së Komisionit për të Drejta të Njeriut

Të sanksionohen të gjithë deputetët të cilët brenda kuvendit apo në paraqitje publike përdorin gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve të caktuara, dhe t’u kërkohet minimum kërkim falja publike nga kryesuesit e kuvendit, ne pajtim me Neni 65 të Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

Lexoni deklaratën e plotë të Kolektivit MARShojmë S’festojmë: https://www.facebook.com/MARShojmeSfestojme/posts/pfbid0pEJb6bdv1AyTQMmqQcaXmcGLHuoF4ChzhmoUS6xXP5xSYAcYjqgRH8j11LZXvzARl