Të mërkurën, ambasadori i Arabisë Saudite në OKB, Abdulaziz Alwasil, u zgjodh kryetar i komisionit për seancën e vitit 2025. Arabia Saudite, ndonëse çalon sa i përket të drejtave të grave, ajo do të kryesoj Komisionin për Statusin e Grave, një organ i OKB-së, qëllimi i të cilit është të mbrojë dhe promovojë të drejtat e grave në mbarë botën.
Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të ashpra nga aktivistet/ët dhe organizatat për të drejta të njeriut të cilët theksuan se ky vend ka një histori të zymtë sa i përket të drejtave të grave.
Zëvendësdrejtorja për Avokim në Amnesty International, Sherine Tadros, tha se Arabia Saudite ka një rekord të paprecedent kur bëhet fjalë për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të grave, teksa argumentoi se ekziston një hendek i madh ne mes të aspiratave të komisionit të OKB-së dhe realitetit në të cilin jetojnë gratë dhe vajzat në Arabinë Saudite.
Komisioni, i krijuar në vitin 1946, ka 45 anëtarë që përzgjidhen në bazë të kriterit gjeografik dhe nuk kërkohet ndonjë proces tjetër i verifikimit dhe as nuk kërkohet që vendet të përmbushin ndonjë standard të të drejtave gjinore për t’u anëtarësuar.
Arabia Saudite fitoi kryesimin i cili zakonisht zgjat dy vjet dhe përzgjedhja e saj nuk u kundërshtua nga asnjë shtet anëtarë.