Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Asnjë grua nuk ishte e pranishme në Konferencën e Sigurisë në Munih

QIKA 21.2.2022

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale me rastin e Konferencës së Sigurisë të mbajtur në Munih ka nxitur një sërë reagimesh, kjo për shkak se nuk shihet asnjë grua prezente në konferencë.

Michael Bröcker, kryeredaktor i The Pioneer, një grup mediatik gjerman, bëri këtë fotografi të premten dhe e shpërndau atë në Twitter, me ç’rast pati kritika dhe reagime të shumta si në Gjermani ashtu dhe jashtë saj.

Jennifer Cassidy, akademike britanike, u shpreh se ky është realiteti, pra pushtetin e kanë burrat e bardhë dhe ata marrin disa nga vendimet më të rëndësishme. Përveç mungesës së grave, u komentua edhe për mungesën e njerëzve më ngjyrë, raporton The Star.

Megjithatë, organizatorët e ngjarjes theksuan se 45% e folësve në konferencë ishin gra, duke thënë se do ta përmirësojnë këtë gjë vitin e ardhshëm. Joe Kaeser, ish-kreu i konglomeratit inxhinierik Siemens, pohoi për një media gjermane se tetë nga dhjetë gratë e ftuara kishin anuluar pjesëmarrjen e tyre në këtë mbledhje, një grua kishte pranuar ftesën por nuk kishte ardhur, ndërsa një tjetër ishte e pranishme por nuk ishte shfaqur në foto.