Banka Botërore ka paralajmëruar se duhet të merren masa kritike gjatë rimëkëmbjes pandemike për t’i kthyer gratë në punë. Pandemia ka përkeqësuar boshllëqet ekzistuese gjinore dhe tani më shumë se kurrë, përpjekje të reja janë të nevojshme për të çuar gratë përpara.
“Përderisa të gjithë janë përballur me të njëjtën valë të pandemisë, ajo ka ndikuar ndryshe tek burrat dhe gratë”, tha Caren Grown, drejtore globale e Grupit të Bankave Botërore. “Për shembull, megjithëse shkalla e vdekjes nga Covid-19 ka qenë përgjithësisht më e lartë tek burrat, gratë kanë qenë më të ndikuara nga aspekti social dhe ekonomik”, tha ajo.
Kjo pjesërisht për shkak të përfaqësimit joproporcional të grave në industritë e goditura rëndë, të tilla turizmi, gjithashtu për shkak të detyrave shtesë të kujdesit me të cilat përballen zakonisht.
Edhe para pandemisë, Banka Botërore vlerësoi se mund të duheshin 150 vjet që gratë të arrinin barazinë gjinore me burrat. Kriza shëndetësore ka gjasa që e ka zgjatur këtë afat kohor.
Sipas Grown, mbështetja e mëtejshme financiare dhe e kujdesit është e nevojshme për të ngritur gratë që janë dëmtuara nga pandemia në këmbë dhe për t’i kthyer ato në vendet e punës.