Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Një muaj paraburgim të pandehurit për vrasjen e gruas dhe vëllait të saj në Gjilan

QIKA 12.10.2026

Gjykata Themelore në Gjilan ia ka caktuar një muaj paraburgim të pandehurit V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e një personi tjetër në fshatin Livoç i Ultë.

Sipas njoftimit të gjykatës, rasti ka ndodhur më 9 tetor 2026, rreth orës 14:21, pas një mosmarrëveshjeje.

Teksa Gjykata ka ofruar më shumë sqarime për rrethanat se si ka ndodhur rasti, sipas të cilave i dyshuari fillimisht dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri bashkëshorten e tij, derisa të dy ndodheshin në veturë. Më pas, ai është kthyer në hyrje të fshatit Livoç i Ulët, ku ka qëlluar edhe në drejtim të vëllait të bashkëshortes dhe dy personave të tjerë. Vëllai i saj ka mbetur i vrarë, ndërsa një person tjetër është plagosur rëndë, raporton Koha.Net.

Prokuroria Themelore në Gjilan e ngarkon të pandehurin me veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.