Më shumë se 850 milionë gra dhe vajza jetojnë në vende të vlerësuara si “shumë të varfra” për barazinë gjinore, sipas raportit të ri nga Indeksi Gjinor i Sustainable Development Goals (SDG). Rrjedhimisht, ato iu nënshtrohen një sërë kufizimesh dhe abuzimesh, duke përfshirë shtatzënitë e detyruara, martesat në fëmijëri dhe ndalimin e arsimit të mesëm.
Indeksi gjinor i SDG-së zbuloi se asnjë vend deri më tani nuk e ka arritur premtimin e barazisë gjinore të parashikuar nga objektivat e OKB-së për zhvillimin e qëndrueshëm 2030.
Sipas raportit, nëse kjo rënie vazhdon, barazia gjinore globale nuk do të arrihet deri në shekullin e 22-të dhe një vajzë e lindur sot do të duhet të pres deri në ditëlindjen e saj të 97-të për të festuar një shoqëri të barabartë, shkruan the Guardian.
Midis 2019 dhe 2022, gati 40% e vendeve ku jetojnë më shumë se 1 miliard gra dhe vajza, pësuan ngecje ose rënie në barazinë gjinore.
Sipas Indeksit Gjinor të SDG-së, nga 139 vende 45 prej tyre morën vlerësimin si vende “shumë të varfra” për barazinë gjinore. Kurse, vetëm një vend u vlerësua me “shumë mirë”.
857 milionë gra dhe vajza jetojnë në vendet e vlerësuara si “shumë të varfra” dhe 1.5 miliardë jetojnë në vendet e vlerësuara si “të varfra”.
Raporti tha se pabarazia gjinore globale mund të jetë më e keqe në vitin 2030 sesa kur u vendosën objektivat në vitin 2015. Kjo vjen për shkak të konflikteve, ndryshimeve klimatike, fushatave kundër çështjeve gjinore dhe kërcënimeve ndaj demokracisë. Në vitin 2022, 614 milionë gra dhe vajza jetonin në vendet e prekura nga konflikti, 50% më i lartë se numri në vitin 2017.
Në vitet e fundit ka pasur një dështim të gjerë në lidhje me përparimin e të drejtat e grave. Kjo mund të shihet në Poloni dhe SHBA, dy vende të cilat kanë ndërmarrë hapa regresiv për të drejtat e abortit.
Kurse gratë dhe vajzat në Afganistan, nën sundimin e talibanëve, kanë pësuar aparteid gjinor, duke i ndaluar ato nga shkolla e mesme, shumë forma të punësimit me pagesë dhe madje duke i ndaluar të flasin apo tregojnë fytyrat e tyre në publik.
Heather Barr, drejtore e divizionit të të drejtave të grave në Human Rights Watch, tha “Ne kemi parë një numër të madh konfliktesh që kanë pasur një ndikim shkatërrues mbi gratë dhe vajzat. Këtë mund ta shohim me raportet e tmerrshme të dhunës seksuale në Sudan, rritjen e dhunës në familje në Ukrainë dhe kufizimet në qasje në abort”.
“Përshpejtimi i përparimit në të drejtat e grave kërkon më shumë gra në pozitat e pushtetit.
Vendosja e grave në pozita vendimmarrëse si në qeveritë kombëtare ashtu edhe ndërkombëtarisht në organizata si OKB është thelbësore”, shtoi Barr.