Alb Eng
Për QIKA 1≠1
Lajme

Berlini legalizon shfrytëzimin e pishinave “topless”

QIKA 29.3.2023

Lëvizja për legalizimin e shfrytëzimit të pishinave “topless” në Berlin filloi kur një roje plazhi e lajmëroi në polici Lotte Mies, një grua e cila ishte gjysmë e zhveshur (topless) në një pishinë në Berlin. Edhe pse Mies kishte marrë leje paraprakisht nga pishina që t’i lejohej shfrytëzimi i pishinës topless, ata kishin vendosur që ta largonin atë nga hapësira.

Mies përshkroi se ishte ndjerë e poshtëruar kur e larguan nga pishina dhe kësisoj ajo kontaktoi departamentin e qytetit për drejtësi, diversitet dhe anti-diskriminim. Ankesa e saj shtyu përpara ndryshimin e legjislacionit dhe autoritetet vendosën që në bazë të rregullit të ri të gjithë mund të shfrytëzojnë pishinat vetëm me kostumet e poshtme të cilat mbulojnë organet gjenitale.

Ky nuk ishte rasti i parë që ndaloi gratë të shfrytëzonin pishinat “topless”. Rasti i Mies dhe Gabrielle Lebreton, një gruaje tjetër franceze të cilën gjithashtu e kishin urdhëruar të largohej nga liqeni i parkut sepse ishte topless, kishin shkaktuar reagime të gjera dhe protesta mbi standardet e dyfishta mes gjinive. Në njërën prej protestave, gratë dolën “topless” dhe njëkohësisht burrat mbanin sutienat në gjoksat e tyre.

Mies festoi ndryshimin e rregullave, por tha se kishte ende shumë për të bërë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjitha gjinitë.