Alb Eng
Për QIKA
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Gruas nëpër botë përmes fotografive

QIKA 10.3.2021

Nga Indonezia e deri në Spanjë, gratë kanë protestuar për këtë 8 Mars

Athinë, Greqi

Gratë bashkohen me një demonstratë përpara ndërtesës së parlamentit.

Bandung, Indonezi

Një parullë në shpinën e një aktivisteje: “Trupi im, autoriteti im”

Vladivostok, Rusi

Drita të ndezura në ndërtesën e qeverisë së Territorit Primorye në formën e një zemre.


Ciudad Juárez, Meksikë

Nëna dhe të afërm të viktimave ecin duke mbajtur kryqe gjatë një ngjarjeje që kërkon ndaljen e dhunës dhe vrasjen e grave.

Kolkata, Indi

Gratë marrin pjesë në një protestë kundër rritjes së çmimeve të karburantit.

Londër, Angli

Anëtaret e Kolektivit Wom, një kolektiv i grave për art rrugor, punojnë në veprën e tyre të re të artit rrugor në Brixton për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Santiago, Kili

Anëtaret e grupit feminist Las Tesis kryejnë prova për një shfaqje të re për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Bahadurgarh, Indi

Gratë fermere në një protestë kundër ligjeve të reja të bujqësisë.

Qyteti i Meksikës, Meksikë

Gratë vendosin lule dhe postera me emrat e viktimave të femicidit në një murë të vendosur përpara Pallatit Kombëtar.

Xhakarta, Indonezi

Aktivistët për të drejtat e grave mbajnë parulla gjatë një tubimi pranë pallatit presidencial duke bërë thirrje për barazi gjinore, drejtësi dhe përmirësim të mirëqenies për gratë.

Paris, Francë

Grupi Manif Pour Tous zhvillon një protestë për të drejtat e grave.

Katmandu, Nepal

Gratë marrin pjesë në një tubim duke kërkuar largimin e taksës për produkte të higjienës menstruale.

Lahore, Pakistan

Anëtaret e sindikatës marrin pjesë në një marsh.

Madrid, Spanjë

Gratë demonstrojnë në lagjen Lavapiés të kryeqytetit me moton: “Përballë emergjencës sociale, feminizmi është thelbësor”.

Tel Aviv, Izrael

Një grua jashtë gjykatës së qarkut mbanë një pankartë ku shkruhet: “Unë refuzoj të jem viktima e radhës”.

New York, SH.B.A.

Njerëzit ecin pranë një instalacioni prej xhami të thyer përpara Statujës së Vajzës të Patrembur para Neë York Stock Exchange.

Krakov, Poloni Një grua mban një parullë gjatë një proteste kundër ligjeve që kufizojnë rreptësisht mundësinë për abort.

Artikulli origjinal në The Guardian.

QIKA

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion - QIKA është organizatë e themeluar në gusht të vitit 2020, që për qëllim ka mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.